FOLTORJA E GJASHTË/ Berisha mbërrin në shesh, pritet nga demokratët para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 18:26
Këtë të hënë vijojnë mobilizimi opozitar para Kryeministrisë, teksa Berisha shihet të mbërrijë në sheshin e "Dëshmorët e Kombit" ku kryedemokrati është pritur nga demokratët dhe simpatizantët e tij.
Do të jetë pikërisht foltorja e gjashtë para zyrave të Kryeministrisë, dhe sipas pamjeve të transmetuara për OraNews, në foltore e ka marrë fjalën i pari, deputeti Luçiano Boçi.
