Hetimi ndaj AKSHI-t, reagon Klevis Balliu: Sot Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit
Sipas Balliut, qëndrimi i Ramës lidhur me hetimin ndaj AKSHI-t është një përpjekje e hapur për të justifikuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.
Reagim i plotë i Klevis Balliut:
Në pseudo-podcastin e sotëm, Edi Rama mbrojti korrupsionin më të madh në historinë e vendit. Ai justifikoi një aferë ku baxhanaku i tij ka përfituar rreth 800 pagesa nga buxheti i shtetit, një skemë që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe ka dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve në duart e krimit të organizuar.
Rama mbrojti një akt kriminal shtetëror: rrëmbimin dhe torturimin e një biznesmeni për ta detyruar të tërhiqej nga tenderi, që më pas t’i jepej baxhanakut të pushtetit. Kjo nuk është propagandë, por mafie shtetërore.
Ai e bëri këtë sepse Ergys Agasi është masha e tij personale. Sepse AKSHI, Agasi, Balluku janë vetë Rama.
Pa vendosur para drejtësisë Edi Ramën, nuk ka shpëtim për këtë vend. Çdo zgjidhje tjetër është shërbim ndaj narkoshtetit.
View this post on Instagram

