Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen në tryezë pas një dekade mosmarrëveshjesh
Pas gati një dekade shkëputjeje, kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me Koço Kokëdhimën, një nga figurat më të afërta të tij në vitet para ardhjes në pushtet.
Burime bëjnë me dije se Rama dhe Kokëdhima kanë darkuar së bashku në një restorant pranë Arenës Kombëtare, në një takim të përshkruar si miqësor.
Nuk ka informacion zyrtar mbi qëllimin e takimit apo temat e bisedës, por prania e tyre së bashku ka tërhequr vëmendje për shkak të historisë së gjatë dhe të ndërlikuar mes dyshes.
Marrëdhënia Rama–Kokëdhima ka qenë dikur jashtëzakonisht e ngushtë. Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin pothuajse të pandarë.
Kokëdhima u pa si një nga arkitektët kryesorë të fitores së Partisë Socialiste, me ndikim të fortë në strategjinë elektorale dhe komunikimin politik.

