Takimi i Salianjit me demokratët në Shkodër/ Valbona Mhilli kritika ndaj PD: Sot na duhet një PD më demokratike brenda vetes, më e ndershme me anëtarët...
Ervin Salianji ka vijuar takimet me demokratët edhe ditën e sotme, ku po zhvillohet takimi i katërt në qytetin e Shkodrës.
Ndërkaq, në foltoren e Shkodrës ka marrë fjalën gazetarja Valbona Mhilli, e cila dha dhe ajo komentin e saj lidhur me gjendjen aktuale në rradhët e PD-së.
Ajo shprehu kritikat e saja, ku tha se PD duhet të jetë më e hapur ndaj ideve të reja dhe më e ndershme ndaj anëtarëve.
Fjala e Valbona Mhillit:
“Partia Demokratike po kalon një periudhë të vështirë, me probleme të thella strukturore, organizative dhe besimi. Këto janë realitete dhe nuk duhet t’i mohojmë.
Ju të rinjtë e FRPD-së, nuk jeni thjesht një forum, jeni ndërgjegjia e PD-së.
Ndryshimi nuk vjen nga heshtja por veprimi. Nuk vjen nga apatia por nga guximi.
Sot na duhet një PD e cila të jetë demokratike brenda vetes. Më e hapur ndaj ideve të reja, më e ndershme me anëtarët dhe gjithashtu më e lidhur ngushtë me qytetarët.”
