Shkodra pret Ervin Salianjin me entuziazëm

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, u prit me entuziazëm nga demokratët e Shkodrës para nisjes së takimit të tij në qytet.

Dhjetëra automjete u panë duke e pritur në qytetin bastion të Partisë Demokratike, duke treguar interesin e madh të mbështetësve lokalë.

Ky takim vjen pas një serie aktivitetesh të ngjashme që Salianji ka zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër, ku gjithashtu ka regjistruar mbështetje të gjerë nga demokratët.