Salianji “thumbon” Berishën pas takimit në Shkodër: Koha e ndryshimit ka ardhur

Ervin Salianji reagoi pas takimit me simpatizantë të Partisë Demokratike në Shkodër, duke theksuar se PD duhet të ndryshojë për të mundësuar rotacionin politik dhe për të garantuar të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

“Takimet tona nuk janë thjesht fushatë, por një përballje morale: mes arrogancës dhe dinjitetit, mes së vjetrës dhe së resë që çliron. Koha e këtij pushteti ka mbaruar”, deklaroi Salianji, duke shtuar se do të vazhdojnë të shkelin çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët.

Ai falënderoi simpatizantët shkodranë për pritjen entuziaste dhe riafirmoi nevojën për një PD më të hapur dhe të reformuar, që të përmbushë pritshmëritë historike të shqiptarëve.