"Të pamposhtur!"/ Berisha nga "foltorja" e Korçës: Në momentet më kritike PD-ja qëndroi me moton, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën në "foltoren" në Shkodër ku ka nënvizuar se opozita në kushtet më të vështira nuk është mposhtur.
"Sot jemi më të fortë, më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë në histori,” tha Berisha para demokratët.
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PD-së, Berisha ka përshkruar arritjet e opozitës dhe ka falenderuar demokratët për mbështetjen e tyre.
"Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur."- tha ai.
Ai më tej ka theksuar se PD është partia e paqes dhe se qendresa e tyre në momente kritike ka dhënë frymëzim.
"Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë."- përfundoi kryedemokrati.
