Berisha vijon turin e “Foltores”/ Sot në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 15:40
Berisha takim me qytetarët në Korçë, sot në orën 18:00 në kuadër të turit të “Foltores”
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë sot në orën 18:00 një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët në Korçë, në kuadër të turit të “Foltores”.
Sipas njoftimit zyrtar të Partisë Demokratike, aktiviteti do të realizohet me regji, ndërsa sinjali për mediat do të shpërndahet pak para nisjes së tij.
Takimi pritet të fokusohet në çështje aktuale politike dhe shqetësimet e qytetarëve, si pjesë e komunikimit të drejtpërdrejtë të PD-së me publikun.
