Vijon takimet me demokratët e Shkodrës/ Salianji: Presionin nuk e njoh!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 19:06
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, duke kritikuar ashpër drejtuesit e partisë për përpjekjet për të ushtruar presion mbi bazën. Ai i quajti ata “kolltukofagë”, të fokusuar pas karriges, dhe theksoi se nuk i nënshtrohet presionit, duke përmendur edhe përballjen e tij me qeverinë në të kaluarën.
“Mendojnë se na bëjnë presion duke thënë çudira në publik, por e kanë gabim,” deklaroi ai
Salianji shtoi se forca e PD-së nuk vjen nga privilegjet apo rroga, por nga qëndresa, sakrifica dhe dëgjimi i zërit të demokratëve.
Takimi në Shkodër u zhvillua në kuadër të turit të tij me strukturat dhe mbështetësit e partisë në qytete të ndryshme të vendit.
