Një jetë mes sfidave dhe vendimeve të mëdha: Sali Berisha në “Elevate”

Në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ndan një rrëfim të rrallë dhe të thellë për jetën e tij, përtej angazhimit politik që e ka shoqëruar për dekada.

Nga fëmijëria në Malësinë e Gjakovës, vitet e formimit dhe pasionet e hershme, deri te rrugëtimi si gjimnazist në Tiranë dhe studimet në Mjekësi, Berisha rrëfen momentet që kanë ndikuar në formimin e tij njerëzor dhe profesional. Ai ndalet edhe te njohja me bashkëshorten, krijimi i familjes dhe përjetimi i rolit të babait, një dimension intim, i rrallë për publikun.

Intervista vijon me hyrjen në politikë, sfidat e mëdha të drejtimit të vendit, përjetimet si President dhe Kryeministër, vendimet e vështira, dorëheqjen dhe rikthimin në skenën politike.

Një bisedë e sinqertë dhe reflektuese, që sjell një portret njerëzor të Sali Berishës, larg klisheve dhe përtej rolit politik që ai ka mbajtur për dekada.