Berisha rrëfen për vitet studentore: Lexoja dhe rilexoja Dostojevskin rusisht! Udhëtimin e parë e kam bërë në...
Berisha: Atje kushtet ishin shumë të vështira. Gjej një konvikt që ishte si kazermë e ftohtë ushtarake. Me shtretër e dyshekë kashte. Batanije copë – copë. Shumë nga shokët e mi iknin nga ato kushtet. Në Tiranë më shoqëroi vëllai, I cili ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua. Kthehesha çdo verë. 27 vera, përfshi vitet student në universitet dhe asistent fakultet Sali Berisha ishte bari. Unë merrja tufën e deleve e librin. Alpet janë të pafundme. Ne ishim familja patriarkale. Njëri nga kushërinjtë ishte bari i shkëlqyer. Ai e njihte shumë mirë kullotën. Unë rrija me librin e jo me delet. E ai më thoshtë Sali ti nuk vjen për delet por për librin. E unë i thoja: Po por a vjen ndonjë moshatar I imi me delet. Jo më thoshte. Ky ishte pakti me njëri tjetrin.
Cilat ishin porositë e prindërve?
Berisha: Baba gjatë viteve shkollore për cdo sukses kishte një shpërblim. Ose më lejonte të shkoja tek gjyshja. Nuk kam pasur vështirësi në mësime. Lexoja dhe më shumë. I merrja shkrimtarët me rrallë. Për një periudhë shkrimtari më i preferuar ka qenë Dosjtojevski, të cilin e kam lexuar dhe rilexuar 12 vëllime rusisht gjatë një viti. Ngaqë isha student në mjekësi mu krijua përshtypja se ne e kuptonim më mirë se të tjerët.
Berisha: Anglishten e kam mësuar gjatë fakultetit. Në anglisht e kam ecur më shpejt.
Kur ishte udhëtimi i parë jashtë Shqipërisë?
Berisha: Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë e kam bërë në 1977 në Milano. Mora pjesë në kongresin botëror të Arterosklerozës?