Shteti pushon, bizneset paguajnë/ Diella hesht !
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 16:06
Pushime për administratën, pengesa për bizneset
Me 25 dhjetor, dita e enjte edhe e premtja u shpallën pushim për administratën, duke krijuar katër ditë radhazi pushimi. Bizneset, që nuk kanë të ardhura të garantuara u bllokuan.
Sistemet online, ku kryhen aplikime për regjistrime, ndryshime të shoqërive apo çështje të tjera administrative nuk funksionuan, ndërsa ministrja Diella nuk jep përgjigje.
Kontabilistët dhe bizneset raportojnë vonesa dhe pengesa serioze, duke paralizuar aktivitetin ekonomik. Situata tregon tensionin mes pushimeve të administratës dhe nevojës së biznesit për të punuar normalisht, duke e bërë Shqipërinë të duket si vendi ku bizneset “lutën” qeverinë .
