VIDEO/ I la mbeturinat jashtë koshit të plehrave, policia bashkiake e Shkodrës e kthen qytetarin t’i marrë mbrapsht dhe më pas e arreston

Një qytetar ka hedhur qeset e zeza të mbeturinave jashtë koshave, teksa largësia prej tyre ishte vetëm pak centimetra.

Policia bashkiake e Shkodrës ka reaguar menjëherë duke e kthyer pas qytetarin dhe t’i hedhë mbeturinat në brendësi të koshit.

Më pas qytetari është futur në makinën e policisë dhe shoqëruar në komisariat për veprimet të mëtejshme.