TË HUAJT PO ZGJEDHIN SHQIPËRINË! Shqiptarët do të festojnë jashtë. Italia, Turqia dhe Greqia destinacione
Shumë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë fundvitin jashtë vendit, kryesisht drejt Italisë, Turqisë dhe Greqisë, të ndikuar nga çmimet e ulëta dhe ofertat turistike. Ndërkohë, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj, me rritje të ndjeshme të hyrjeve krahasuar me një vit më parë.
Më shumë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë festat e fundvitit jashtë vendit, sipas të dhënave të Unionit Turistik.
Italia, Turqia dhe Greqia, janë tre destinacionet më të preferuara.
Kreu i Unionit Turistk Rrahman Kasa e lidh ket tendence me cmimet e uleta te biletave dhe ofertat turistike.
Shqipëria ndërkohë po shndërrohet gjithmonë e më shumë në destinacion për turistët e huaj për festat e fund vitit. Mbizotërojnë vizitorët nga rajoni.
Te njejten tendence e konfirmojne edhe te dhenat e Instat .Ne nëntor të këtij viti numri i shqiptarëve që kanë hyrë në territorin shqiptar rezulton 652.150, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me vitin e kaluar. Nderkohe hyrja shtetasve te huaj rezulton 629.968 me nje rritje prej 4.2 %
