VIDEO/ Flakadanët dhe përplasjet me Gardën në seancë, mblidhet Etika, por demokratët e bëjnë të pamundur mbledhjen

Sekretariati i Etikës ka nisur mbledhjen ku do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve që u regjistruan në seancën plenare të 18 dhjetorit.

Ndërkohë që po tregohej videoja nga seanca kur u ndezën flakadanë dhe Gazment Bardhi e Saimir Korreshi janë përpjekur të thonë se deputetja Albana Vokshi nuk ka ndezur flakadanë, kjo e fundit ka deklaruar se I ka ndezur, dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATAT

Vokshi: Unë ekam ndezur dhe e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Po po unë jam aty. Sillni këtu Niko Peleshin të më tregojë pse kishte sjellë Gardën.

Nuk jemi këtu si në gjyq në kohën e sigurimit të Shtetit. Kemi kërkuar mbledhje me praninë e mediave.

Të erdhi mesazhi nga Rama Ulsi? Çfarë të tha të bësh?

Gazment Bardhi: Na keni quajtur grup te strukturuar kriminal. Por ne fakt grup i strukturuar jeni ju. Po perjashtoni opoziten pa asnje arsye. Ju na thoni qe deputet duhet te sillen si deputet, por harronj qe anetaret e qeveris tuaj sillen si bandit.