Berisha falënderon protestuesit: Ky është mision më i rëndësishëm se ai i 90'! Aksioni do të vijojë deri në largimin e Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha ka marshuar sërish në selinë blu, i cili ka mbajtur deklaratë për mediat, ku është shprehur se mobilizimi aktual i opozitës është edhe më i rëndësishëm se ai në vitet 90'.

“Nëse në protestat e zhvilluar para 11 majit në u ngritëm për të shpëtuar PD, për të shpëtuar pluralizmin politik.

Tani ne jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar demokracinë për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë. Më sublim.

Ky është mision jetësor, edhe më i lartë, edhe  më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90’.  Ky është mision që do të përcaktojë, fatin e Shqipërisë."- tha Berisha.

Ai theksoi se beteja nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit të saj për largimin e Ramës.

“Nëse në protestat e zhvilluar para 11 majit në u ngritëm për të shpëtuar PD, për të shpëtuar pluralizmin politik.

Tani ne jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar demokracinë për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë. Më sublim.

Ky është mision jetësor, edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90’. Ky është mision që do të përcaktojë, fatin e Shqipërisë.

I pyetur për Ervin Salianjin i cili iu bashkua protestës, Berisha tha se kushdo është i mirëpritur. “Çdo njeri që vjen është i mirëpritur. AKSHI është Surrel”, tha ai.

FJALA E BERISHES NE PERMBYLLJE TE PROTESTES

Edhe njëherë t’u shpreh mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë atyre që u përgjigjën sot thirrjes së PD në një protestë historike.

Miq, duhet ta kuptojmë secili prej nesh misionin.

Në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen.

Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë.

Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën.

Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare.

Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore.

Ne jemi të pamposhtur.

Ne nuk mund të mundemi kurrë.

Kemi nisur këtë rrugë si njerëz të pamposhtur.

Kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, kemi para një rilindje kufomë politike, të cilat ne do i groposim, do i arkivojmë aty ku e kanë vendin regjime si këto.

Aksionin do ua informojmë për çdo hap, por u garantoj se ky aksion nuk ndalet më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës.

Ai është armiku ynë, është armiku i shqiptarëve, armiku i qenies tonë.

Ndaj dhe ne, ua thashë aty, tre do jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria, ndërtesa e krimit ky kryehajdutë të paimagjinueshëm në histori mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresa për të vjedhur qytetarët shqiptarë, mesazhe për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

Parlamenti që asgjëson pluralizmin.

Surreli, pallati tjetër i krimit, sepse rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel.

Kunati i Lindës dhe baxhanaku i Edi Ramës janë epiqendra e të gjitha zhvillimeve në AKSHI, një sipërmarrje shtetërore që duhej të ishte modeli i të gjitha modeleve në funksionimin e saj dhe që dëshmon se ishte... kush urdhëroi marrjen e pengjeve?

Edi Rama urdhëroi Ergys Agasin.

Asnjë njeri nuk e urdhëronte atë.

Ai ishte më i fuqishëm se çdo ministër.

Nuk i kanë publikuar ata. I kanë hequr fotografitë se aty shkonte çdo ministër. Kanë lënë vetëm fotografitë e asaj Mirlindës, e cila është një viktimë.

Pra, këto tre do jenë.

Ne do e shpëtojmë Shqipërinë.

Ne do e shpëtojmë demokracinë shqiptare.