PROTESTA E OPOZITËS/ Çepani: Pjesëmarrja ishte e madhe, por kishte pritshmëri të mëdha se protesta do të vijonte, por ...
Në studion e emisionit "Drejt" ka qenë e ftuar analistja Edlira Çepani e cila ka dhënë analizën dhe përshtypjen e saj lidhur me protestën e mbrëmjes së sotme të opozitës.
Ajo u shpreh se kjo protest ishte e parashikueshme për sa i përket mesazheve dhe sot qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre bazuar në numrin e pjesëmarrësve.
“Realisht pritej, duke patur edhe sinjale nga organizatorët që ishte PD dhe partitë opozitare që ishin bashkuar me të. Kanë patur sinjale, se do të qëndronin në shesh. Sikur do të ndodhte diçka më shumë, sikur do të shkonte deri në largimin e kryeministrit.
Kishte disa sinjale të tilla ndaj pritshmëria ishte që protesta do të vijonte.
Për sa i përket pjesëmarrjes, pjesëmarrja ishte shumë e madhe. Tregon që pakënaqësia është aty. Tregon që shqiptarët dalin të protestojnë.
Shpesh herë në themi që shqiptarët nuk dalin të protestojnë, ata protestojnë në fakt."- u shpreh Edlira Çepani.
Më pas Çepani ka thënë se shqiptarët ngrihen në protesta por zakonisht ndahen në dy lloje protestash ato me orientim politik dhe ato që përmbajnë inat popullor.
"Për ne që organizojmë protesta, prej tashmë 20 vitesh, protestat kanë specifika pak të ndryshme.
Protestat e organizuara, sidomos nga partitë politike, fillojnë dhe mbarojnë me urdhërin që jep partia politike.
Protestat të cilat lindin nga inati popullor, nga problematik e caktuar si protesta për vrasjen e Klodian Rashës...”- tha ajo.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”
