Protesta kombëtare e opozitës/ Xhixho: Qytetarët folën qartë për zhgënjimin që kanë ndaj qeverisë
Fill pas protestës së opozitës, ka qenë në një lidhje direkte deputetja Erisa Xhixho, e cila ka dhënë komentin e saj me këtë ngritje të PD-së.
Ajo e është shprehur se qytetarët kanë shprehur qartazi revoltën e tyre dhe ka theksuar se shqiptarët e thonë me zë të lartë zhgënjimin e tyre ndaj qeverisë aktuale.
“Ishte një protest e jashtëzakonshme. Protesta foli qartë, qytetarët folën qartë, për të gjithë revoltën që ata kanë, për të gjithë zhgënjimin e një qeverie të korruptuar tashmë në skandalet e njëpasnjëshme.
Përveç atyre të inceneratorëve, 5D, apo shumë afera, si porti i Durrësit.
Skandalet e fundit të çështjes Balluku, kemi tashmë një zv. Kryeministre të pandehur ku pretendohet të një vjedhje në 75 mln euro.
Dhe nuk ka as dorëheqje dhe as shkarkim, përkundrazi ka një mbrojtje nga ana e Edi Ramës, që e mban zv. Kryeministre.
Se pa dyshim nuk mund të jemi më naiv, të gjithë jemi të qartë që nuk ka ngrënë askush, as kumblla as dardha, nuk kanë kryer asnjë veprim pa dijeninë e Edi Ramës.”- tha Xhixho.
