PANORAMA E PROTESTËS SË OPOZITËS/ Gazetari: Mesazhet e Berishës, paralajmërime ndaj qeverisë dhe kërkesë që t'ju bashkohen qytetarët pa parti

Gazetari i terrenit, Isa Myzyraj ka raportuar drejtpërdrejt nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", ka sjellë panoramë të asaj që ndodhi gjatë kësaj proteste.

“Ka përfunduar protesta dy orëshe e nisur përpara godinës së Kryeministrisë, një protestë e thirrur nga PD.

Lideri i PD, Sali Berisha në një mesazh kryesor ka thënë se Rama na ka shpallur luftë dhe në do i shpallim luftë atij, nuk do t’i ndahemi as në Surrel. Ka thënë lideri i opozitës, duke iu referuar vendbanimi të kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Duket sikur e sotmja ishte një protestë “test” nëse mund ta quajmë të tillë dhe një paralajmërim për qeverinë, ku opozita kërkon lejimin e arrestimit të zv. Kryeministres Belind Balluku por edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 Dhe krijimin e një qeverie teknike.

Berisha u ka bërë thirrje jo vetëm demokratëve por edhe te qytetarët pa parti, të intelektualët e vendit."

PANORAMA E PROTESTËS SË OPOZITËS/ Gazetari: Mesazhet e