Vinoteka 4 mln euroshe e Agasit, Maho: BKH-ja ia ka lënë në ruajtje policisë, kjo “e qethi”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pasditen e sotme pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë euro, e cila ndodhej në vilën e Ergys Agasit, njeriut të shpallur në kërkim lidhur me skandalin e vjedhjes me tenderat qindra milionë eurosh në AKSHI.

Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, gazetari Armand Maho u shpreh se kjo është një tjetër skandal i madh brenda një super-skandali.

“BKH-ja ia ka lënë në ruajtje policisë, por policia “i qethi”. Kinoteka ishte në vilën e Ergys Agasit, diku në zonën e Petrelës.

BKH-ja ka shkuar në mbrëmje dhe duke qenë vlerë e madhe nuk kishte logjistikë dhe si rrjedhojë ia kishte lënë në ruajtje policisë, të nesërmen aty kishte ndonjë verë Librazhdi”, tha me ironi gazetari Armand Maho.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”