Maho: Ky popull ka probleme me veten! Nëse Berisha e Rama nuk bëjnë t’i largojnë, por jo të mbajnë në qeveri një bandë hajdutësh
Partia Demokratike zhvilloi pasditen e kësaj të hëne protestën e parë kombëtare pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë.
Protesta e opozitës u thirr pas padisë së ngritur nga SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ndërsa shkonte drejt përfundimit, protesta u tensionua, ndërsa dhjetëra koktejle molotov janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë.
Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, nisi hedhja e molotovëve që kanë rrezikuar forcat e rendit që ishin mbledhur kordon në ruajtje të institucionit.
Po ashtu, edhe protestuesit rrezikuan nga hedhja e molotovëve ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët për disa momente.
Po ashtu protestuesit u përplasen me forcat e Policisë së Shtetit, pasi hoqën një pjesë të gardhit rrethues të vendosur provizorisht pranë godinës së qeverisë dhe vendosën foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Pas këtyre momenteve tensionesh, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në bulevard drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkisë së Tiranës duke iu drejtuar Kuvendit dhe duke e përfunduar në selinë e PD-së.
E ndërsa protesta mbaroi, ajo që mbetet e paqartë është aksioni i radhës i opozitës.
Ishte kjo tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë të krijuar pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i ftuar ishte gazetari Armand Maho.
“Është e vërtetë që qytetarët duhet të ngrihen vetë pas asaj që ka ndodhur, pasi ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Kjo nuk është qeveri, por një bandë hajdutësh.
Sot duhej të ishte populli që të thërriste protestë dhe jo opozita. Por ne kemi një problem moral të shoqërisë.
Nëse nuk bën Berisha si kryeopozitar, ta heqin, të heqin edhe socialistët Ramën dhe ta mbajnë pushtetin, por jo të mbajntë këtë bandë hajdutësh në qeveri.
Po Adritiak Lapaj çfarë ka bërë që nuk i shkon njeri në protestë që ka dy javë që del te Kryeministria”, u shpreh ndër të tjera gazetari Armand Maho.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

