"KOKTEJLI" I MOLOTOVIT NË KRYEMINISTRI/ Mbeten dy punonjës policie të dëmtuar

Teksa protesta e opozitës ka përfunduar, protestuesit kanë lëshuar molotovë drejt policisë dhe godinës së Kryeministris. 

Gjithashtu u raportua dhe për shkatërrim të kordonit të sigurisë, i cili rrethonte godinën në bulevard. 

Nga burimet për OraNews bëhet me dije si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.