Vinoteka 4 mln euroshe e Agasit, Ramaj: Janë prishur kamerat dhe serverat në vendin e ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pasditen e sotme pamjet e vinotekës me vlerë rreth 4 milionë euro, e cila ndodhej në vilën e Ergys Agasit, njeriut të shpallur në kërkim lidhur me skandalin e vjedhjes me tenderat qindra milionë eurosh në AKSHI.

Në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj u shpreh se bëhet fjalë për sende të sekuestruara që kanë shkuar me një urdhër gjykate.

“Normalisht do duhej të ishin lënë në ruajtje nga personat e duhur për t’i siguruar deri në momentin që do të transportoheshin.

Sicc ka dalë në media të paktën, ka ndërhyrë vetë kushëriri i Agasit që i ka marrë dhe ka prishur kamerat dhe serverat që është dhe një tjetër vepër penale për të fshehur situatën apo ngjarjen”, tha Ramaj

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”