“Numërimi mbrapsht ka filluar!”/ Nuk mbetet pas edhe Ilir Meta, publikon pamje nga protesta e opozitës

Kreu i PL-së Ilir Meta ka postuar disa foto nga protesta kombëtare e opozitës zhvilluar këtë të hënë në bulevardin përpara kryeministrisë.

Meta nga qelia, komenton se “Numërimi mbrapsht ka filluar”.


Opozita çeli sot serinë e protestave për largimin e Ramës dhe Ballukut nga detyra, pas publikimit të skandaleve me tunelin e Llogarasë, Unazën por edhe me AKSHI-n.

Në përfundim të protestës pati dhe hedhje molotovë drejtuar godinës së kryeministrit.