Rita Ora nuk është xheloze për Rihannën
Këngëtarja me origjinë shqipëtare Rita Ora ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet se ajo është xheloze për Rihannën të cilën e konsideron një mike shumë të mirë.
Shoqja e ngushtë e Ritës, Cara Delevingne është parë kohët e fundit të kalojë shumë kohë me Rihannën . Kjo ka mjaftuar që shumë njerëz t`i çojë në përfundimin se shoqëria e saj me Ritën mbeti pas për t`i lënë vend asaj me Rihannën.
Por me një status në rrjetin social Twitter 23- vjeçarja sqaroi gjithçka duke thënë : " Nuk e kuptoj se si mund të bëjnë njerëzit në të tilla hamendësime sikur unë kam humbur një mike për shkak të Rihannës . Cara ka qenë dhe vazhdon të jetë shoqja ime e ngushtë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Rihanna është shoqja jonë e përbashkët , një vajzë me të cilën dhe unë kaloj shumë kohë dhe e konsideroj si një njeri me vlera. Nuk do të isha kurre xheloze për të".
Komentet për këtë deklarate nga ana e këngëtares nuk munguan , por ajo arriti të nënkuptonte se çfarëdo të thuhet do të mbetet thjesht një thashethem i pavlerë për të.