George Clooney darkon me prindërit
Pas ndarjes me Stacy Keibler, fituesi i çmimit Oscar, George Clooney është parë t`i kushtojë më shumë kohë dhe vëmendje prindërve të tij. Ata janë fotografuar duke shkuar në restorantin e një hoteli shumë luksoz në Itali, të quajtur Villa d`Estate.
U vu re se George i shoqëruar nga babai i tij Nick dhe nëna e tij Nina po kalonin shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Mendohet se sjellja e gëzueshme e aktorit ishte dhe si pasojë e ndarjes nga Stacy, lidhja me të cilën po bëhëj e padurueshme kohët e fundit.
Pjesën më të madhe të kohës ata e kalonin larg njëri tjetrit,pasi Geroge qëndronte më shumë në Europë ndërsa, Stacy në Los Angelos.
Kjo gjë shkaktoi ftohje të ndjenjave tek të dy, duke çuar në fundin e lidhjes e cila nuk ndodhi përball , por nëpërmjet telefonit. Sipas intervistave të dhëna asnjëri nga aktorët nuk dukej se po e ndjente mungesën e tjetrit, përkundrazi të dy ndiheshin të çliruar nga ajo lidhje.