"Tre shtyllat kryesore të Reformës Zgjedhore"/ Salianji: Të hapen listat dhe votimi i diasporës të rregullohet

Teksa në studion  e emisionin “Drejt”, anëtari i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji ka diskutuar me situatën brenda partisë dhe mbledhjes së Kryesisë, anëtari ka theksuar disa pika që opozita duhet të përqendrohet dhe të përforcojë.

Specifikisht ka listuar tre shtyllat kryesore që kanë të bëjnë më Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike duhet të dali në publik e duhet të thotë tre shtyllat kryesore për Reformën Zgjedhore.

-Të hapen listat 100%,

-të ketë koalicione parazgjedhore sepse është kundër demokracisë që të imponohesh vullnetin partive politike për të bërë koalicion me vullnetin e tyre parazgjedhor,

-të rregullohet çështja e votimit të diasporës se nuk rezultoi se ishte votim i drejtë dhe i duhur, dhe i pamanipulueshëm, votimi nëpërmjet postës.

Pra mund të ketë dhe çështje të tjera, por do dalim me këto.”- u shpreh Salianji.