"21 Janari"/ Bamir Topi: Berisha aso kohe ka ngritur struktura dhe akuza të tmerrshme
Nën akuzat për çështjen e “21 janarit”, ish-presidenti Bamir Topi ka folur lidhur me këtë ngjarje në emisionin “Drejt”.
Ai ka risjellë në vëmendje që kryeministri aso kohe Sali Berisha për ngjarjen e rëndë të “21 janarit”, ka ngritur akuza të tmerrshme dhe struktura hetimore.
“Ne e treguam historinë e zgjedhjes. Tani problemi është i tillë. Po t’i kthehemi edhe njëherë asaj historie, në një vend në cilindo vetë, qoftë këtë vend diktatorial, qoftë një vend demokratik, kryetari i grushtit të shtetit dënohet me burgim të përjetshëm.
Është fakt. Tani o thuaje apo mbaje, o “gëlltite” e mos e nxirr më. Që do të thotë...
Mos harro është ngritur një komision hetimor parlamentar. Janë hedhur akuza të tmerrshme. Prandaj po them, ti personazh kryesorë, kryetari i mazhorancës.
Kryeministër, që në mënyrë të vazhdueshme, jo një herë se një herë mund të “shpëtojë”, por them kontinuitet, vazhdimësi.
Ngre struktura, hedh akuza të tmerrshme. Vetëm këtu ka ndodhur kjo histori.”- tha ai.
