EMRAT/ "Ngujim në grevë urie" - Ja deputetët që e propozuan në Grupin e PD-së

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të zhvilluar këtë të hënë, mësohet se janë diskutuar zhvillimet e pritshme në seancën plenare të së enjtes, puna e komisioneve parlamentare si dhe rendi i ditës.

Një fokus i veçantë i mbledhjes ka qenë aksioni i opozitës brenda Parlamentit, paralelisht me protestat jashtë tij.

Gjatë diskutimeve, deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbani kanë folur për mundësinë e një përshkallëzimi dhe radikalizimi të aksionit opozitar në Parlament, duke mos përjashtuar edhe skenarin e një greve urie.

Teza është diskutuar, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim konkret.