"Foltorja" e 5-të/ Berisha: Premtim solemn i PD, s'ka rrugë tjetër përveç protestës dhe "kacafytjes"

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në këtë foltore të pestë të opozitës, duke treguar se si Kryesia e selisë blu ka marrë një vendim .

Vendim i cili ka të bëjë me mos tërheqjen nga protestat e vazhdueshme.

“Dy mbledhje janë bërë këto ditët e fundit nga forumet e Partisë Demokratike, ku Kryesia e saj dhe grupi parlamentar kanë dal me një vendim solemn.

T’i përvishemi se rrugë tjetër përveç protestës, përveç përballjes, përveç kacafytjes me të nuk ka dhe nuk mund të ketë.

I ftojë të arsyetojnë, votën ja u shkelmon, duke i shkelmuar votën i poshtëron.

I shkelmon lirinë e tyre. Votën në zgjedhjen e fundit për ta blerë.

Fali 2 mld euro 88,000 bizneseve, në një kohë kur 700,060 pensionistë nuk blejnë dot ilaçet”- tha Berisha.