Foltorja e pestë para Kryeministrisë/ Ina Zhupa: Përshëndes protestën e “Shqipëria Bëhet”, e dënoj dh*nën policore ndaj tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 18:45
Ina Zhupa ka marrë fjalën në foltoren e pestë të opozitës ku ajo mes fjalimit të saj ka treguar mbështetjen e saj ndaj aktivizmit të "Shqipëria Bëhet dhe ka dënuar dhunën policore ndaj tyre.
Sipas saj, sheshi është për të gjithë protestuesit dhe opozitarët që duan të ngrihen për kauzën e tyre politike.
"Keni zgjedhur të flisni në emër të qindra mijëra shqiptarëve, që protestojën çdo ditë për gjendjen e tyre por ndoshta nuk kanë gjetur kurajon, që të bashkohen fizikisht në protestën tonë.
Përshëndes dhe protestën e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, dhe dënoj dhunën policore ndaj tyre. Sheshi është për të gjithë. Sheshi është për të gjithë protestuesit kundër Edi Ramës. Pa asnjë dallim, për çdo qytetarë dhe për çdo opozitar."- tha Zhupa.
