Foltorja e opozitës/ Ironizon Balla: Duhet hedh ndonjë valle... Kush nuk mëson nuk pranohet në dasëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sërish protestën e sotme të opozitës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se kush do të jetë pjesë e protestës javën e ardhshme duhet të mësojë vallet ndryshe nuk lejohet.

Balla me ironi shprehet se sot kanë lezet krushqit, referuar pjesëmarrësve në protestë.

Aaaaaa sot po që kanë lezet krushqit se kohë festash jemi edhe duhet hedh ndonjë valle. Kush vjen si sot java të mësojë mirë vallen, ndryshe nuk lejohet në dasëm”, shkruan Balla.