"S'ka më politikanë konkurrent, vetëm të emëruar"/ Bamir Topi me tone kritike: Nuk ka më parti, ato janë biznese private
Në një puntatë të veçantë të emisionit “Drejt” ka qenë i ftuar ish-presidenti Bamir Topi, i cili ka dhënë gjithë analizën e tij për pushtetin dhe opozitën aktuale sipas optikës së tij.
Topi menjëherë ka folur me tone tepër kritike për standartet që janë aplikuar në politikën e sotme duke nënvizuar faktin që politikanët sot nuk janë konkurrues për të qenë aktiv dhe të dobishëm por janë thjesht të emëruar.
“Ka një rënie dramatike të nivelit të standarteve intelektuale në partitë politike.
E kemi thënë vazhdimisht dhe duhet t’a rikthejmë në vëmendje se pse ndodh?
Nuk janë më politikanë konkurrent. Janë politikanë të emëruar.”- tha ish-presidenti.
Madje Bamir Topi ka theksuar se partitë politike sot nuk janë më si dikur, duke i etiketuar ato si biznese private.
“Pra nuk ka më parti politike.
Ashtu e kanë emrin ato, partia politike por nuk konsiderohen më të tilla.
Janë biznese private.
Kjo është e rëndë ta thuash por e gjithë problematika e këtij vendi është problemi i politikës.”- u shpreh Topi.
