Çfarë ndodhi pasi doli nga burgu? Salianji: Shkova në seli dhe...Kam të njëjtin mendim që PD-ja duhet të ndryshojë brenda vetes
Në një intervistë në emisionin "Drejt", në "ORa NEws", anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salianji, komentoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe nevojën për ndryshim të brendshëm, duke reflektuar mbi situatën që gjeti pas kthimit në seli.
" Kur shkova në selinë e PD-së nuk është se gjeta shumë njerëz. Ishte periudhë pushimesh ishte dhe verë.
Unë kam pasur dhe kam të njëjtin qëndrim që e kam thënë përherë në struktura dhe në biseda që PD-ja duhet të ndryshojë me shpejtësi brenda vetes.
Kjo nuk ka ndodhur deri në momentin që u detyruam të bëjmë një lëvizje për ta vendosur PD-në në tjetër marsh e në tjetër ritme.
Mendoj se kjo i shërben PD-së, mbledh njerëz të cilët janë kontribues të rëndësishëm në PD-në por janë të pakënaqur me këtë parti apo me drejtimin e PD-së dhe i jep mundësinë gjithësecilit që të konkurojë nëpërmjet punës.
Tani janë të detyruar të gjithë që të dalin e të takojnë njerëz", u shpreh Salianji.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

