Avokati i Popullit/ Grida Duma i pergjigjet Berishes dhe Nokës: Lojë politike për të fshehur dështimet tuaja

Grida Duma, ka reaguar përmes podcastit të saj personal ndaj akuzave të Flamur Nokës dhe qëndrimeve të Sali Berishës, pas debatit të brendshëm në Partinë Demokratike për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Duma i ka cilësuar deklaratat e Nokës, i cili e akuzoi se kishte bërë lobim dhe mbledhur firmat për Shabanin  si pjesë e një loje politike për të devijuar vëmendjen nga dështimet e lidershipit të PD-së.

Kishte dalë Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për Avokatin e Popullit.

Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë, nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak po e sigurtë.

Faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka, sepse e kanë bërë me arna dhe me logjikën e vet. Avokati i Popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real. Është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera,” – tha ajo.

Në podcastin e saj, Duma i është përgjigjur edhe Sali Berishës, i cili kishte justifikuar qëndrimin e Nokës dhe vendimet e PD-së për firmat e Shabanit.

Del Sali Berisha dhe thotë: ‘E mbështetëm Shabanin se na ndihmoi për Florian Binajn’. Pastaj thotë: ‘Gabime bëjmë të gjithë’. Po si ndodh që gabimet e kreut falen, ndërsa ato të anëtarëve ndëshkohen? Si ndodh që kur gabon lart është ‘strategji’, por kur gabon poshtë, është ‘përjashtim’?” – theksoi Duma.