Lapaj rikthehet para Kryeministrisë pas përfundimit të Foltores: Policia donte të më fuste në konflikt me PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 20:16
Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, së bashku me aktivistët e tij janë rikthyer para Kryeministrisë, pas largimit të mëparshëm nga policia për të hapur rrugë protestës së Partisë Demokratike.
Lapaj shpjegoi se ata vijojnë të protestojnë çdo ditë dhe se ndërhyrja e policisë kishte për qëllim të krijonte konflikt me demokratët. Ai theksoi se nuk e lejoi që kjo të ndodhte dhe se aktivistët e lëvizjes janë vendosur pranë Kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre pa incidente.
“U dërgoj përshëndetje demokratëve, por Rama dhe policia donte të më fuste në konflikt me demokratët. Ndaj u shtyva pak më tutje. Deri tani ka qeverisur me metodën “përça dhe sundo”, nuk ja dhashë këtë kënaqësi”, tha Lapaj.
