Avokati i Popullit/ Bamir Topi: Propozimi i kandidaturave nga PD, një "gallatë" e madhe
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin "Drejt" ka dhënë dhe komentin e tij lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe listat e emrave që PD propozoi.
Topi ka rikujtuar që kur ai ka qenë në krye të grupit parlamentar të PD-së, situata të tilla nuk ndodhnin për shkak të seriozitetit në detyrë.
“Edhe po të mos duash ti, kjo është një gallatë aq e madhe sa njeriu i përjeton si gallatë.
A mbani mend ju ndonjë rast të vetëm që grupi parlamentar në atë kohë që unë e drejtoja të kishte probleme të kësaj natyre? Unë për vete nuk mbaj mend.
Ka pasur një seriozitet absolut. Njeriu ka 1,000 probleme të paqarta që do sillen në parlament.
Një subjekt serioz me njerëz serioz e ezauron fillimisht gjërat brenda për brenda, bile ka një rregull. E inicion midis kryetarit dhe dy-tre vetave, se ky është kuptimi i Kryesisë së vogël së një partie.
Ideja e inicimit, i ‘ngjizjes’ së një procesi. Mbasi bie dakord aty, ideja është ta hedhim në kryesi.”- tha ish- presidenti Bamir Topi.
