Gjermani, fushatë anti-naziste me postera
Nën moton më mirë vonë se kurrë qendra Simon Wiesenthal do të zbulojë edhe kriminelët e fundit nazistë që kanë mbetur. Çdo informacion për gjetjen e tyre qendra e shpërblen me deri në 25.000 euro."Fjala është për mbi 60 persona, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të involvuar në vrasjet masive", sqaron Efraim Zuroff, drejtor i qendrës Simon Wiesenthal në JeruzalemQendra Simon Wiesenthal merret kryesisht me zbardhjen e Holokaustit. Kjo qendër është bërë e njohur me sukseset spektakolare në zbulimin e kriminelëve të luftës. Tani qendra përmes operacionit të emërtuar si shansi i fundit synon të gjejë dhe t'i nxjerrë para gjyqit edhe kriminelët e fundit, të cilët jetojnë të pazbuluar në Gjermani.Kjo fushatë në radhë të parë synon të zbulohen ish-rojet e kampeve të përqendrimit si dhe anëtarët të njësive famëkeqe SS. Nga rreth 6000 vetë, kryesisht burra, që kanë qenë të angazhuar në këto njësi, sipas Zuroff, mendohet se gati 98% e tyre kanë vdekur. Nëse gjysma e të mbijetuarve ndërkohë janë të moshuar dhe jo në gjendje për t'i rezistuar procesit, atëherë mbeten ende edhe rreth 60 vetë që duhen zbuluar.Shkak për këtë nismë u bë dënimi i Ivan Demjanjukut para dy vjetësh në Mynih. Gjyqi vlerësoi Demjamjuk kishte punuar si roje në kampin e shfarrosjes Sobibor. Ky fakt e neutralizonte bazën e dëshmive lidhur me pjesëmarjen e drejtpërdrejtë në krim.Deri në këtë moment gjykatat gjermane patën pezulluar një sërë procesesh kundër të pandehurve si kriminelë nazistë, sepse atyre nuk mund t'u vërtetohej më me prova të mjaftueshme pjesëmarje individuale e drejtpërdrejtë në vrasje e tortura