Hezbollahu: Vendimi i BE-së, agresiv dhe i padrejtë

Grupi militant ushtarak i shiitëve libanez Hezbollahu e ka cilësuar vendimin e Bashkimit Evropian si agresiv dhe të padrejtë për përfshirjen e tij në listën e zezë të organizatave terroriste.Në një deklaratë për mediat Hizbollahu tha se zhvlerëson fuqishëm vendimin e BE-së duke e quajtur atë si rezultat i presionit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.Ndërkohë Washingtoni e ka mirëpritur këtë lëvizje të Brukselit, duke thënë se kjo tregon edhe një herë se BE-ja qëndron e vendosur kundër aktiviteteve terroriste të Hezbollahut.Vendimi i së hënës nga BE-ja hap sanksione për Hezbollahun, duke i ngrirë të gjitha asetet. Disa vende anëtare shprehën shqetësimin për këtë masë, pasi mund të çojë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës në Liban.Hezbollahu, i cili ka lidhje të fuqishme me Iranin, është i ndërlidhur edhe me shpërthimet e vitit të kaluar në një grup turistësh izraelit që pushonin në Bullgari.Së fundi, ky grupim terrorist është përfshirë edhe në luftën e Sirisë, ku lufton në anën e qeverisë së Bashar al-Assad.