Brazil, pengohet nga turma makina e Papës

Turma të entuziazmuara të katolikëve kanë bllokuar makinën e Papa Françeskut teksa ai po udhëtonte nëpër rrugët e Rio De Zhanieros, gjatë qëndrimit të tij në Brazil.Garda është detyruar që të shtyjë turmën prapa në momentin kur shoferi i Papës morri një kthesë të gabuar duke u përballur me turmën që i penguan rrugën.Protestuesit anti-qeveritar e kanë shfrytëzuar arritjen e Papës të hënën në këtë shtet për të demonstruar kundër autoriteteve.Agjencia e lajmeve franceze, AFP ka njoftuar se një prej fotografëve të saj është lënduar gjatë përleshjeve në mes të protestuesve dhe policisë.Papa është mirëpritur nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ndërsa ai e filloi vizitën e tij shtatë ditore që ndër të tjera e përfshinë edhe shënimin e Ditës Botërore të Rinisë.Françesku, 76 vjeçari me origjinë nga Argjentina, po e realizon udhëtimin e parë jashtë vendit që prej se është bërë Papa i parë që ka prejardhje nga Amerika Latine në muajin mars.Brazili është shteti në të cilin jetojnë 120 milion katolikë.