William dhe Kate prezantojnë Princin e vogël

Trashëgimtari i Britanisë së madhe ka bërë prezantimin e tij të parë në publik. Princi William  dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate Midlenton, dolën nga spitali i “Shën Marisë” në perëndim të Londrës me djalin e tyre të sapolindur nën brohoritjet e turmës që ishte mbledhur jashtë krahut të martenitetit Lido. Kate lindi të Hënën trashëgimtarin e tretë me radhë për fronin britanik, pas princave Charles dhe William."Është një fëmijë i madh, dhe goxha i rëndë", ishin fjalët e para të princit William përpara  mediave ndërsa shtoi se ende nuk e kanë vendosur emrin e foshnjes, "Jemi ende duke e menduar " tha Williams.Të relaksuar dhe të buzëqeshur, çifti i pohoi  se për të dy eksperienca ishte "shumë emocionuese".Lindja e princit të ri u festua në mbarë Komunitet britanike. Zjarr artilerie u dëgjuan nga Zelanda e Re deri në Kanada për të njoftuar ardhjen e fëmijës. Në Londër lindja u prit me festë në  Westminster.Ndërkohë të parët që vizituan Kate në spital ishin prindërit e saj, Carol dhe Michael Mintlton, ndërsa vonë në pasditen e së Martës, shkuan për të parë fëmijën dhe  "gjyshi i lumtur " Princi i Uellsit Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla.Dukesha e Kembrixhit, u shfaq në shkallët e maternitetit duke mbajtur në krahë djalin e saj, vetëm pas 27 orësh dhe  pasi u përshëndet me përfaqësuesit e mediave dhe me turmën e njerëzve i dha fëmijën princit për t'iu afruar së bashku ekipeve televizive nga e gjithë bota.Pak minuta më vonë, çifti mbretëror i Britanisë, hipi në një makinë dhe u nis për në shtëpinë e tyre në pallatin Kensington. Kate qëndroi  në spital për 37 orë.