Kurdët, thirrje për vazhdimin e procesit të paqes

Kurdët i kanë bërë një thirrje të fundit qeverisë së Turqisë, të bëjë reforma që do ta çonin përpara procesin e paqes për t’u dhënë fund luftimeve prej tri dekadash.Partia e Punëtorëve të Kurdistanit akuzon Partinë AK në pushtet se po saboton përpjekjet e paqes, pasi nuk po bën lëshime që kur grupi vendosi të tërheqë forcat e tij nga Turqia për në pjesën veriore të Irakut fqinj.Kryengritësit prisnin që qeveria t'i përgjigjej tërheqjes, duke shpallur reforma ligjore  dhe duke liruar mijëra aktivistë të burgosur politikë, shumë nga të cilët anëtarë të Partisë kryesore të Paqes dhe Demokracisë, ose BDP. Anëtari i parlamentit nga kjo parti, Ertugrul Kurkçu paralajmëron për shqetësimet në rritje ndaj kësaj gjendjeje."Kjo është serioze. Njerëzit po humbasin durimin. Çdokush pret një përmirësim të madh të kushteve të jetesës përsa i përket lirisë. Prandaj mosndryshimi i gjendjes e shton padurimin dhe kjo vështirëson çdo gjë. Nga ana tjetër veprimet e qeverisë kanë qënë kontradikore, veçanërisht në zonat kurde për xhandërmarinë e re dhe rajonet e policisë, situatë që provokon trazira në këto zona” ka theksuar ai.Procesi i paqes filloi vitin e kaluar me bisedimet mes udhëheqësit të burgosur të PKK-së, Abdullah Oçalan, dhe shefit të shërbimit turk të zbulimit. PKK-ja filloi tërheqjen e rreth 3 mijë luftëtarëve në muajin maj. Por Kryeministri Recep Tayyip Erdogan përjashtoi çdo lëshim deri sa rebelët e PKK-së të largohen  krejtësisht.Vëzhguesit paralajmërojnë se ekziston rreziku që trazirat e filluara në muajin maj në Parkun Gezi  për një projekt zhvillimi mund të përhapen në zonat kurde në verilindje.Kërcënimi për trazira civile nga ana e kurdëve është real, thotë deputeti i BDP-së, Ertugrul Kurkçu."Ata kanë kaluar tani nga një luftë manovrash në një luftë pozicionesh, që do të thotë se protesta civile është elementi bazë i strategjisë së re kurde dhe ata nuk do të përdorin armët në asnjë formë”.Prova se çfarë do t’i vinte qeverisë nga kurdët mund të shihet që në muajin shtator. BDP ka njoftuar se do të mbajë një protestë masive, më një shtator, Ditën Botërore të Paqes, në mbështetje të procesit të paqes, duke kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë reforma demokratike.