EMRAT+AKUZAT/ SPAK Godet grupin e Rrajave në Fushë-Krujë, disa të arrestuar. Mes tyre djali dhe vëllai i ish-deputetit socialist

Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim edhe detaje të reja nga vetë policia.

PERSONAT E ARRESTUAR

1-Marvin Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Përparim Rraja

6-Rexhep Rraja

7-Zamir Aliaj

"Këto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se Përparim Rraja është vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndërsa Rexhepi është djali i ish-deputetit. Ky i fundit njihet edhe për ngjarjen me Xhisielën.

Sakaq arrestimet kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme", bën me dije gazetari Edison Vatnikaj.