Lika: Institucioni i Kavajës alternativa e vetme për të miturit në konflikt me ligjin
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 19:47
Avokatja Brunilda Lika ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si trajtohen të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, gjatë intervistës së saj në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News, Sonila Musai.
Sipas saj, sistemi ende favorizon dënimin me heqje lirie, për shkak të mungesës së strukturave që duhet të monitorojnë masat alternative.
Avokatja theksoi se seksioni për të mitur në gjykatë nuk jep shumë vendime alternative, si programet e rehabilitimit, shërbimet komunitare apo mbikëqyrja e detyrueshme, për një arsye të thjeshtë sepse nuk ka kush t’i monitorojë.
