Kërkesa e gjyqtarëve për rritje page/ Kalaja: Ata nuk kanë kërkuar mbi 1,600 euro, bëhet fjalë për shumë më pak

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” ka qenë i ftuar gazetari Aulon Kalaja i cili ka folur për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, gjë që është komentuar dhe nga kryeministri ditën e sotme.

Në Shqipëri shtylla e ekzekutivit, që është Rama vetë, është më e gjatë. Imagjino një karrige me tre këmbë, dhe një shtyllë që është më e gjatë. Normalisht që do rrëzohet karrigia.

Është një Kryeministër që sillet si pronarë. E patë besoj se çfarë i tha... I mban me bukë gjyqtarit. Ai i thotë ‘rrogat ua caktojë unë dhe unë jam ai person që ja ulë ose ja ngrejë rrogat’.

Ndërkohë mesa di unë bëhet fjalë për më pak se 1600 euro. Bëhet fjalë për shumë më pak.”-tha Kalaja