''Lufta'' qeveri-gjyqësor/ Sefa: Kryeministri nuk ka të drejtë të mbajë qëndrim dhe nuk jep opinione
Avokati, Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kryeminstri nuk jep opinione duke iu referuar ‘’luftës’’ qeveri-gjyqësor për zhvillimet e fundit.
Sefa: Zoti Rama thotë që unë nuk ndaloj njeri që të japë opinionet e mia.
Nëse do të jetë opinionist të iki nga detyra, të vij në studion tuaj të japi opinione sa të dojë.
Nuk e pengon njeri fare që të japi opinione.
Kryeministri nuk jep opinione.
Me ata kamikazë që ka nëpër administratë shtetërore ai, dëgjojnë Edi Ramën në darkë ato dhe kur vjen puna nuk japin përgjigje SPAK.
Nuk i japin përgjigje prokurorive të rretheve.
Nuk plotësojnë detyrat e tyre shtetërore sepse thotë ka thënë kryeministri.
Më ka ndodhur mua në gjyq, thotë ka thënë kryeministri, ore zotëri ti shiko ligjin jo çfarë ka thënë kryeministri.
Jemi në këtë nivel administrate, duhet të kuptojnë ku jemi.
Dhe ai zotëria nuk ka asnjë të drejtë të mbajë qëndrim dhe opinion e tij.
