Mehmeti:Shkolla nuk është më një mjedis i sigurt

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka ngritur alarmin për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore gjatë një interviste në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News, Sonila Musai.

Ai deklaroi se problematikat brenda shkollave janë shumë më të thella se incidentet e fundit të përhapura në media. “Shkolla nuk është një mjedis i sigurt, jo vetëm për thikën.

Ne kemi pasur helmime dhe i kemi kaluar sikur të mos kishin ndodhur. Punë e madhe, s’ka folur njeri,” u shpreh Mehmeti, duke nënvizuar se ngjarjet e rënda janë trajtuar me heshtje institucionale.