Aktivisti Hila:Shkollat pa sistem funksional, nuk dihet kush janë fëmijët problematikë

Aktivisti Aneo Hila ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në shkolla gjatë intervistës së tij në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News,Sonila Musai.

Hila theksoi se në shumë institucione arsimore ekzistojnë mungesa reale sa i përket sigurisë:

“Ne nuk e dimë kush janë fëmijët problematikë dhe nuk e dimë nëse ka një sistem funksional që i ndjek ata,” tha ai, duke vënë në dukje se kjo situatë krijon rrezik për nxënësit e tjerë dhe për mjedisin arsimor në përgjithësi.