Gazetari Koka: Askush nuk mund të thotë që Berisha më para ka zgjedhur anëtarët e GjK
Në emisionin “Ora e Betit” ka qenë gazetari Bledian Koka për të folur rreth luftës së qeverisë kundrejt sistemit gjyqësor.
Për këtë, Koka është shprehur se Rama ka një konflikt të drejtëpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese. Teksa midis rreshtave ai rikujton konfliktet serioze që Berisha ka pasur kur ishte në krye të qeverisë.
“Ka konflikt të drejtëpërdrejtë dhe serioze real me Gjykatën Kushtetuese. Unë do doja të jetoja në 2009 ose në 2011 kur Sali Berisha i ‘turrej’ presidentit të Republikës, prokurorit të kohës dhe i thoshte bulevardi njëri, bulevardi tjetri, sepse realisht ai ishte konflikti real.
Pavarësisht se ishte përplasje institucionesh.
Askush nuk mund të thotë sot që Sali Berisha e kontrollonte Ina Ramën.
Askush nuk mund të thotë sot që Sali Berisha e kishte në xhepin vet, i kishte zgjedhur vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Askush nuk mund të thotë sot që Berisha aso kohe nuk e kishte serioz konfliktin me Dhori Sollakun, Arben Rakipin etj.”- tregoi gazetari.
