Caka: Nuk mund të kontrollojë një psikolog mijëra nxënës

Psikologia Loreta Caka ka ngritur shqetësime për kushtet dhe sfidat me të cilat përballen psikologët në shkolla gjatë intervistës së saj në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News, Sonila Musai.

Ajo theksoi se problematikat nuk burojnë nga profesionalizmi i psikologëve, por nga mungesa e kushteve dhe mbështetjes institucionale:“Imagjino një psikolog që ka disa shkolla dhe nuk ka asnjë kusht të duhur. S’dua t’i mbroj ata që dështojnë, por problemi është sistemi, jo psikologjia,” tha Caka.